5 vite pas bashkëpunimit të tyre “Ki me bo”, Stresi dhe Morena Taraku duket se do të sjellin një tjetër projekt së bashku.
Ka qenë Morena ajo e cila ka publikuar disa foto ku shfaqet në Tiranë, në një studio muzikore duke punuar mbrëmjen vonë.
Ende nuk dimë asgjë për projektin e ri, por Stresi tha në një intervistë të disa ditëve më parë se ka mjaft këngë për të publikuar dhe do të nisë nga shtatori.
Reperi nuk tha gjë për bashkëpunimin e shumëpritur me mikeshën e tij të ngushtë, e cila e ka mbështetur gjthmonë në çdo projekt.
Epo me sa duket, ia paska lënë Morenës ta zbulojë surprizën.