Klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina ka shkruar histori edhe në ligën federative të ish-Jugosllavisë.
Skuadra “bardhekaltër” është dalluar edhe për tifozrinë e saj të saj të zjarrtë ndërkohë që mediumi maqedonas “sportmedia.mk” së fundmi e ka zbuluar një statistikë interesante për edicionin 1984/85.
Prishtina ka qenë “kampione” e elitës së futbollit ish-jugosllav me shikueshmëri për ndeshje.
Prishtina në atë kohë kishte mesatarisht 18 mijë e 600 shikues për ndeshje si vendas derisa Crvena Zvezda ishte e dyta me 17 mijë e 500 shikues e përcjellur nga Vardari i Shkupit me 13 mijë e 500 shikues.
Prishtina e zuri vendin e dhjetë në atë edicion me 32 pikë në Ligën e Parë.
Gjenerata e kësaj kohe konsiderohet si e arta e klubit kryeqytetas kosovar.