Kjo studente fiton 70 mijë dollarë në vit pa punuar fare (FOTO LAJM)

Mund të duket e pabesueshme por është e vertetë!

Një studente në SHB arrin të fitojë 70 mijë dollarë në vit pa punuar fare.

Suit Arches, 28 vjeç, publikon foto të ndryshme të këmbëve të saj në rrjete sociale dhe merr kërkesa të veçanta.

E reja ka 106 mijë fansa në Instagram, 25 mijë në Tuitter dhe merr 50 deri 100 kërkesa në ditë nga klientë, të cilët duan foto të këmbëve të saj në ujë, duke shkelur në petale, apo kërkesa të tjera shumë të çuditshme.

“Njerëzit pëlqejnë që t’u dërgoj foto të këmbëve duke shtypur gjëra, si fruta, ose ëmbëlsira. Më kanë kërkuar madje dhe të shtyp milingona, por nuk e kam bërë”, shprehet Arches.

Ajo tregon se ka mundur të grumbullojë më shumë se 70 mijë dollarë në vit falë shitjes online të këtyre fotove.


Shtuar 26.05.2020 15:08