Kjo është 17-vjeçarja me këmbët më të gjata në botë (FOTO LAJM)

Me këmbët 121 centimetra të gjata, Mai Currin vendosi të kandidojë në librin e rekordeve Guiness si femra me këmbët më të gjata në botë.

Currin është vetëm 17-vjeç dhe ka lënë pas yllin e basketbollit , rusen Ekaterina Lisina, e cila ishte ajo që kryesonte këtë listë.

“Pa dyshim që ka edhe të meta nëse keni këmbë shumë të gjata, e godisni gjithmonë kokën në kornizën e derës, derisa futeni në veturë por edhe kur kërkoni rroba për të blerë”-ka deklaruar ajo.

Maci në fotot e publikuara shihet tëksa ka pozuar përkrah të ëmës e cila tërë trupin e ka pothuajse sa këmbët e të bijës.


Shtuar 6.10.2020 16:22