Kida dhe Loredana surprizojnë rrjetin, pozojnë bashkë si binjake (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Loredana udhëtoi drejt Prishtinës dhe ai që e priti ishte Mozzik. Ndërsa sot duket se Loredana është takuar me Kidën, e cila ruan një miqësi shumê të ngushtë me Mozzik, përveç se janë bashkëpunëtorë.

Kjo duket si një tjetër shenjë se Mozzik dhe Loredana i kanë rregulluar raportet mes tyre dhe tashmë dalin hapur.

Gjithashtu në fotot e Kidës dhe Loredanës vihet re ngjashmëria mes tyre, pasi vajzat kanë realizuar edhe të njëjtin model flokësh dhe këtë ja kanë vënë në dukje edhe komentuesit.

Kujtojmë se sot u publikua lajmi se gjyqi mes Loredanës dhe Petra Z ishte mbyllur. Duket se tashmë gjërat për këngëtaret po marrin rrugën e duhur.


Shtuar 6.10.2020 16:53