Kështu nuk e keni parë kurrë: Maliqi nxjerr fotot me muskuj dhe sfidon Ramën (FOTO LAJM)

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka vendosur të ndajë në Facebook disa foto të tij të hershme, ku treon se stërvitej fort dhe kishte një trup për tu patur zili.

Ai nuk i ka kursyer ironitë ndaj kryeministrit Rama i cili shprehet se ai nuk merr vesh as nga sporti e as nga teatri.

“Unë artist nuk jam, as di të luaj teatër, as di të pikturoj, por nuk ka sportist të mos e ketë artin në shpirt.

Arti, demokracia, liria duan shpirt dhe forcë. Dhe të dyja kanë nevojë të edukohen dhe të ushtrohen.Te mos ishin ngjyrat si do percaktoheshin skuadrat,logot,medaljet,simbolet e tifozeve? Te mos ishte muzika asnje zhaner i sportit nuk do kthehej ne balet,gjimnastike,koreografi apo thjeshte ski.Sporti e arti jane dy gjuhe universale qe hapin e japin mundesi te pafundme per tu shprehur fizikisht, intelektualikisht, emocionalisht.

Po ti i dashur armik nuk njeh asnjerin zhaner ,prandaj nuk ke si te kuptosh se si sporti ashtu dhe arti duan shpirt,disipline,prani e pavaresi.Ti je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat.

“My way or the highway””, shkruan Maliqi karshi fotove.


Shtuar 25.05.2020 09:52