Xhamajka deri tani nuk ka marrë asnjë vendim rreth njohjes së Kosovës, shtet të pavarur. Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës është në dijeni për raportimet publike rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur”, i ka shkruar Klan Kosovës, Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Mediale e MPJTJ-së së Xhamajkës.
“Çështjet si këto janë në shqyrtim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Megjithatë, tani për tani, Xhamajka nuk ka marrë asnjë vendim rreth çështjes”, thekson komunikata.
Madje kjo Ministri, shpreh keqardhje për keqkuptimin rreth qëndrimeve për njohje, njofton Klan Kosova.