Pasionin për stilimin e ka nisur që në vegjëli, pasi e ka të trashëguar nga mamaja e saj dhe gjithmonë ka treguar interes në punët e stilimit. Stilistja nga Kosova, Lia Stublla prej 10-vitesh tashmë ka krijuar brandin e saj.
Veshjet e saj nuk njihen vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Ajo ka veshur personazhe të njohur të, si: Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Argjentina Ramosaj, Arbana Osmani, Besa Kokëdhima etj.
Por prej vitesh vesh dhe yje të “Hollyëood”-it në Grammy Aëards, (Lil Kim, Faith Evans, etj) MTV, Sanremo 2020. Së fundmi ajo u rizgjodh sërish nga Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldo për Festivalin e Filmit në Venecia.
E ftuar ne emisionin “Wake Up”, foli pikërisht për bashkëpunimin e saj me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina. Ajo u shpreh se gjithçka nisi kur bukuroshja ka kërkuar një fustan për një event në Shangai.
“Georgina na ka kontaktuar vitin e kaluar për një event në Shangai, ku ka përzgjedhur një fustan tonin që e ka parë në “Instagram”. Fustani është realizuar më herët pjesë e koleksionit tonë ka qenë. Ja kemi dërguar fustanin e siç duket është ndarë më shumë se e kënaqur. Duke pa bashkëpunimin në vazhdimësi, kjo tregon se e kemi gjetur një mënyrë për bashkëpunim të mirë”, tha ajo.
Ndërsa e pyetur nëse ka kontakt të drejtpërdrejtë me Georginën apo kush është ura e komunikimit, Lia tha se ka qenë asistentja e saj që ka marrë në telefon shtëpinë e modës.
“Çdo herë i dërgojmë fustane që i kemi të publikuar në rrjetet sociale, domethënë se asaj i pëlqejnë modelet tona dhe na thotë. Ne pastaj i marrim masat. Në përjashtim në Sanremo, ku fustanin e bardhë nuk e kishim në atë ngjyrë. Por ishte kërkesa e Georginës që të ishte i bardhë se ne e kishim në ngjyrë tjetër”, vijoi ajo.