Ju ka munguar? Krusita rikthehet me një tjetër projekt pas “Akull” (FOTO LAJM)

‘Akull’ numëron tashmë 10 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’ dhe ishte kënga me të cilën u identifikua këngëtarja e njohur tashmë, Krusita.

Pas një pauze jo të shkurtër, duket se Krusita ka vendosur të rikthehet në skenë me një projekt të ri muzikor, i cili mësohet të jetë mjaft ritmik dhe veror.

Projekti i titulluar “Djali m’la” është shkruar nga Ronela Hajati dhe pritet të publikohet ditën e sotme.

Me ‘look-un’ e kuruar deri në detaje, skenat në natyrë, duket se ky projekt do të jetë një sukses i radhës për Krusitën.


Shtuar 8.07.2020 06:41