Jeta e Rashford merr një kthesë të papritur, i del babai biologjik (FOTO LAJM)

Quhet Michael Boye Marquaye, ka qenë futbollist i përfaqësueses së Ganës dhe pretendon se është babai biologjik i “yllit” të Manchester United, Marcus Rashford. Në një lidhje me stacionin radiofonik ganez, “Starr FM”, ai i befasoi të gjithë me deklaratën e tij.

“Marcus Rashford është djali im dhe ai e di këtë. Edhe pse ne nuk jemi takuar për njëri-tjetrin për disa vjet.”

Sipas Michael Boye, i cili është 65 vjeç dhe jeton në Angli, futbollisti i famshëm i “Djajve të Kuq” ishte rezultat i një marrëdhënieje që ai kishte pasur me Melania Rashford, 22 vjet më parë.

“Marcus u zemërua sepse ai mendon se unë e braktisa, por nuk ishte kështu”, – shpjegoi Michael Boye. Marcus, i cili lindi në vitin 1997 në Wythenshawe, mendohej se ishte djali i Joseph dhe Melanie Rashford.

Michael Boye argumenton se ai e ka zbuluar këtë sekret për të njoftuar botën për rrënjët ganeze të Rashfordit, i cili luan për përfaqësuesen e Anglisë. Ai këmbëngul se nuk po kërkon të përfitojë financiarisht nga ky lajm.

“Nuk jam ai lloj personi që kërkoj një mënyrë të thjeshtë për të marrë para ose bëhen të famshëm”.


Shtuar 11.06.2020 09:27