“Kiki, do you love me”, “10 yeras challenge” dhe tani është rrdha e një sfide të re që po përhapet me shpejtësi.
Këngëtarja Dolly Parton bëri një sfidë virale në rrjetet sociale, duke publikuar një foto në Instagram për 2.5 milion ndjekësit e saj.
Imazhi tregon 4 foto të ndryshme të Dolly-t në katër aplikacione të ndryshme të mediave sociale: Linkedin, Facebook, Instagram dhe Tinder.
Bashkangjitur fotos në 4 momente të ndryshme, Dolly shkroi, “Merrni një grua që mund t’i bëjë të gjitha”.
Pra, ideja e kësaj sfide është se si përdoruesit e rrjeteve sociale shfaqen në aplikacione të ndryshme.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë të bëhen pjesë e kësaj sfide të re në Instagram e cila quhet “dollypartonchallenge”.
Mund ta realizoni edhe ju./albeu.com