Ishte e vjedhur, zbardhet e vërteta e makinës super luksoze të Morena Tarakut (FOTO LAJM)

Mediat kosovare prej disa kohësh kanë transmetuar lajmin se këngëtarja Morena Taraku ka shmangur taksën doganore prej 14 mijë euro, duke manipuluar të dhënat për makinën luksoze që mori në Gjermani.

Sipas kodit doganor, makinat e reja nuk i nënshtrohen një takse dhe për këtë arsye, këngëtarja deklaroi se makina e saj e tipit “Bentely” me vlerë 235 mijë euro ishte e re.

Dogana konstatoi më vonë se në fakt makina ishte regjistruar në Gjermani që në datën 22 korrik dhe ka kaluar 2,194 km, e për këtë shkak duhet të paguajë taksën.

Në fillim u tha se prokuroria nuk do e ndiqte çështjen, por u konstatua e kundërta.

Së fundmi “Gazeta Express” shkruan se makina i është marrë këngëtares dhe i është kthyer pronarit, të cilit i ishte vjedhur.

Pronarin e makinës e kanë gjetur mediat Gjermane dhe kthimi është bërë ditën e djeshme.


Shtuar 23.01.2020 11:48