Anais Lika është një ndër aktoret më të reja shqiptare por që falë karakterit të papërmbajtshëm po futet shumë shpejt në tregun shqiptar.
Anna siç njihet gjërësisht është gjithashtu mbesa e dy artisteve mjaft të famshme, Inis dhe Ingit Gjoni, shkruan Albeu.com.
Aktorja ka publikuar fotot të së ëmës kur ishte disa vite më e re dhe Ana ishte vetëm një fëmijë i vogël.
Motrat duket se e kanë gjenetike bukurinë dhe hiret trupore pasi Ilda, në fotot që ka postuar e bija duket në super formë dhe në atë kohë që ndërhyrjet dhe avancimet estetike të ditëve të sotme mungonin.
Me sa kemi parë në rrjetet sociale edhe në intervistat e artisteve, ato gëzojnë një raport shumë të mirë me njera-tjetrën dhe janë për tu pasur zili./albeu.com/