I lidhur me 25 vjeçaren, multimilioneri 52 vjeçar: Do të bëhemi prindër (FOTO LAJM)

Përmes një postimi në Instagram, multimilioneri italian Gianluca Vacchi ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të parë. E dashura e tij, Sharon Fonseca është shtatzënë.

“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin se unë dhe Sharon po presim një fëmijë. Ajo do jetë nëna e djalit tim, për të cilin kam ëndërruar gjithmonë”, u shpreh multimilioneri 52-vjeçar.

Ky është fëmija i parë për Gianluca Vacchin, një manjat biznesi, i njohur për publikun falë videove që ai poston në rrjete sociale ku tregon jetën luksoze, i rrethuar gjithmonë me femra.

Partnerja e tij, Sharon Fonseca është modele, gazetare dhe blogere. Ajo është 25 vjeç dhe nga Venezuela.


Shtuar 14.05.2020 07:32