I jep fund beqarisë, publikohen pamjet nga dasma speciale e aktores turke (FOTO LAJM)

Zeynep Tugçe Bayat i ka dhënë fund beqarisë.

Aktorja turke e njohur në Shqipëri përmes serialit “A vjen më pas dashuria” ka lidhur kurorë me aktorin Cansel Elçin.

Çifti janë bashkë prej 2 vitesh dhe vendosën që të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Ata kanë postuar në rrjete sociale foto nga albumi i martesës, ku Zeynep shfaqet shumë elegante me fustanin e bardhë ndërsa Cansel me një kostum ngjyrë bezhë.

“Nuk e kisha menduar se do të takoheshim këtu rastësisht vite më vonë. Të dua shumë”-shkroi aktorja në një prej fotove të postuara.

Zeynep Tugçe Bayat ka qenë pjesë edhe e serialit “Endërr luleshtrydhesh” ndërsa cansel Elçin, është i njohur për rolin e tij në serialin “Me thirr nënë”.


Shtuar 25.08.2020 10:24