I biri feston ditëlindjen e 3të, Majk i bën urimin emocionues (FOTO LAJM)

Sot, djali i reperit Majk, Roani, feston ditëlindjen.

Megjithëse lidhja e reperit me mamanë e të voglit nuk zgjati shumë, çifti u bekua me vogëlushin që sot mbush 3 vite jetë.

3-vjeçari jeton me të ëmën, Majlinda Zekën, mirëpo e takon shpesh babain e tij.

Pavarësisht se më herët Majlinda e akuzoi publikisht reperin se nuk kujdesej për të birin dhe nuk e vizitonte, duket se tashmë “kanë vënë paqe” dhe marrëdhëniet janë rregulluar.

Në llogarinë e Majkut në Instagram nuk mungojnë fotot e shumta me vogëlushin, ndërsa sot i ka uruar Roanit ditëlindjen me fjalët më të ëmbla.

Ai ka publikuar foto me 3 vjeçarin, ndërsa krahas postimit i shkruan:

“Urime ditelindjen e 3-te zemra e babit ! Ti deshiroj te gjitha te mirat e ksaj bote. Te don Babi ❤️❤️”


Shtuar 19.05.2020 12:18