Gjithë sy e veshë, Scott Disick i komenton Sofia-s pas ndarjes (FOTO LAJM)

Scott Disick dhe Sofia Richie i dhanë sërish fund lidhjes së tyre të gjatë të dashurisë dhe ende nuk dihet nëse këtë herë ky vendim është përfundimtar.

Scott është rikthyer shpesh tek modelja, e cila duket e lodhur nga ish-i i Scott, Kourtney Kardashian dhe fakti që ai takon shpesh me të për shkak të fëmijëve.

Nëse deri tani i gjithë rrjeti po mendonte se dyshja është ndarë keq, Scott ka treguar të kundërtën.

Ai ka komentuar në njërën prej fotove të ish-partneres në Instagram, duke i uruar një vit të mbarë.

Me këtë koment, ai i la ndjekësve të kuptohet se shpresat për ribashkim s’janë shuar, përderisa të dy janë në paqe me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë se pas ndarjes me Scott, Sofia u fotografua në plazh me reperin Jaden Smith, me të cilin tetë vite më parë kishte pasur një romancë të shkurtër, duke nxitur sërish thashethemet.


Shtuar 23.09.2020 12:30