Gati për të bërë namin këtë verë, Tuna tregon format bombastike trupore (FOTO LAJM)

Tuna Sejdi këtë periudhë ka qenë majft e angazhuar me aktivitete sportive.

Këngëtarja gjithë kohës publikonte në rrjete sociale kilometrat e bëra çdo ditë, e që këtë e tregojnë më së miri edhe format që ajo ka arritur të ketë.

Në Instagram, Tuna ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur sportive, ndërsa ka theksuar linjat perfekte trupore.

“Këto javë të kaluara kanë qenë të mbushura me takime dhe gjëra të tjera që lidhen me punën !! Ndërkohë kisha nevojë për një ditë vetëm për veten, ku askush nuk mund të të shqetësojë !! Unë e di se të gjithë do të pyesni për grupin tim të yogas”, ka shkruar këngëtarja.


Shtuar 17.06.2020 16:44