Furnizojini policët me drogë për qentë: Zbulohet shkresa për prokurorët (FOTO LAJM)

Policia kap me dhjetëra kilogram hashash por nuk ka drogë për të stervitur qentë e saj.

Abc News ka arritur të sigurojë dokumentin ku Ministria e Brendshme ankohet ndaj prokurorëve se nuk u ka vënë në dispozicion drogë për qentë.

Të lidhura

None found

Kërkesa i është dërguar Kryeprokurorit, Olsian Çela, ndërsa ky i fundit ia ka përcjellë kërkesën Prokurorisë së Tiranës.

Abc News ka siguruar shkresën e firmosur nga Çela, ku thuhet se “Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor.

Drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë ku janë sekuestruar lëndë narkotike”.

Dokumenti firmosuar nga Olsian Çela, siguruar publikuar nga abcnews.al

Lënda: Kërkesa për bashkëpunim

Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Me shkresën nr. 10279, datë 19.02.2019 “Mbi vënien në dispozicin të sasive të nevojshme të lëndëve narkotike për trajnimin e qenve të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë”, Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor.

Përsa më sipër drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë, ku janë sekuestruar lëndë narkotike sipas specifikimeve që u nevojiten. Bashkëngjitur edhe shkresa e Ministrisë së Brendshme.


Shtuar më 21.01.2020 12:18

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş