Formacioni i javës në Champions League, dominon Bayerni (FOTO LAJM)

UEFA ka publikuar formacionin e javës në Champions League. Ditën e djeshme përfunduan ndeshjen e para të fazës së 1/8.

Këtë mesjavë janë luajtur 4 ndeshjet e fundit ku nuk munguan rezultatet surprizë ku kryeson humbja e Juventusit.

Reali tregoi limitet ndaj Manchester City-t që e mposhti në “Bernabeu” ndërsa Bayern Munchen bëri një ndeshje fantastike duke hedhur një hap të madh për kalimin në raundin tjetër.

Formacioni i kësaj javë dominohet nga lojtarët e “bavarezëve” me 5 të tillë. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2020 12:45