Formacioni i frikshëm, zbulohen blerjet e bujshme të Koeman (FOTO LAJM)

Është vetëm çështje orësh kur Ronald Koeman do të prezantohet si trajner i ri i Barcelonës.

Strategu holandez do të largohet nga Tulipanët, për të zënë vendin e Quique Setien që u shkarkua pas sezonit të dështuar dhe turpërimit 8-2 nga Bayern Munchen në Champions.

Koeman do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Barcelonën me mundësi rinovimi, ndërsa planifikon që Donny van de Beek të jetë transferimi i tij i parë.

Eric Garcia pritet që të rikthehet në “Camp Nou”, pasi kaloi te Manchester City në vitin 2017, por është i gatshëm që të luajë sërish për katalanasit.

Mesfusha do të jetë me Van de Beekun e Ajaxit, Miralem Pjanicin tashmë të transferuar dhe Frenkie de Jongun.

Lionel Messi në sulm mund të ndihmohet nga Richarlison i Evertonit dhe Lautaro Martinez i Interit, duke e kthyer këtë formacion të frikshë për çdo kundërshtar.

Mbetet të shihet nëse Koeman do të mund t’i realizojë këto shënjestra te Barcelona.


Shtuar 18.08.2020 16:50