Formacionet e mundshme, Barcelona-Bilbao (FOTO LAJM)

Barcelona do të ketë një tjetër sfidë të vështirë.

Gara për titullin e kampionit në La Liga po vështirësohet për Barcelonën, pasi katalanët e shohin tashmë veten në pozitën e dytë në tabelë.

Me pikët e barabarta me Real Madrid, Barca ka një tjetër derbi për të luajtur dhe atë e luan sonte.

Në këtë ndeshje, në ‘Camp Nou’, Barca pret Bilbaon, me synimin e vetëm – tri pikët.

Për këto tri pikë pritet të përkujdesen treshja e sulmit; Griezmann, Suarez, Messi.

Treshja e mesfushës me shumë gjasë do të përbëhet nga Sergio Busquets, Arturo Vidal dhe Arthur Melo.

Kurse, gjithnjë sipas ‘Sport’, katërshja para Ter Stegen pritet të jetë me Semedon, Jordi Alba, Pique dhe Lenglet.


Shtuar 23.06.2020 15:22