Ernest Gjoka kujton titullin kampion me Kukësin (FOTO LAJM)

Sezoni 2016-2017 do të ketë gjithmonë domethënie të jashtëzakonshme për tifozët e Kukësit, skuadrën verilindore dhe për trajnerin Ernest Gjoka.

Për herë të parë në historinë e tij, Kukësi arriti të shpallej kampion i Shqipërisë, ku ndali hegjemoninë 6-vjeçare të Skënderbeut në futbollin shqiptar.

Kuksianët zhvilluan një sezon fantastik me 36 ndeshje, duke humbur vetëm një.

Ish-tekniku i Kukësit, Ernest Gjoka, është kthyer pas në kohë duke kujtuar këtë rekord të skuadrës verilindore në futbollin shqiptar, duke shpërndarë një mesazh të tij, saktësisht të 3 viteve më parë.

“Më vjen keq, aty na kishit një vit, nuk na mundët”, shkruan tekniku kryeqytetas.


Shtuar 20.05.2020 20:07