Policia ka vënë në pranga një tjetër shtetas të dyshuar si bashkëpunëtor në krimin e kryer tek Komuna e Parisit në Tiranë, ku u ekzekutua Hekuran Billa.
Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar i identifikuar si P.Pusi, pasi dyshohet se drejtoi makinën me të cilën u krye atentati.
Autoritetet kanë tashmë 4 persona të arrestuar, Viktor Markun, Sebastian Malin dhe Adjola Lakrën si dhe 25-vjeçarin P. Pusi.
Billa, 40 vjeç, u vra më 11 qershor në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Pista kryesore e hetimit për ekzekutimin e Billës është hakmarrje për vrasjen ndaj Prel Markut. /albeu.com/
