Aktorja e “Captain America” ka therur të ëmën e saj me thikë.
“TMZ” shkruan se Mollie Fitzgerald, akuzohet se ka goditur me thikë nënën e saj në Kansas dhe për këtë është arrestuar nga policia.
Arrestimi ka ardhur pasi policët gjetën nënën e saj 68-vjeçare, Patricia, të vdekur në shtëpi me plagët që ia kishte shkaktuar thika.
Të lidhura
None found
Policia thotë se çështja mbetet nën hetim, por ende nuk ka dhënë detaje shtesë.
Mollie Fitzgerald, është bërë e njohur për publikun pas rolit në filmin “Captain America: The Avenger The First”.
