E kanë vendosur, çifti i hitit “Senorita” premtojnë këtë çmenduri nëse fitojnë “Grammy”

Këngëtarët e hitit “Senorita” Camila Cabello dhe Shaën Mendes dëshirojnë që ta fitojnë me çdo kusht çmimin Grammy.

Në një intervistë për radio.com, Cabello, e cila së fundmi u nominua për Performancën më të Mirë në Grammys 2020 së bashku me Shaën Mendes për këngën e tyre Senorita, bëri shaka se si ajo dhe Mendes do ta pranojnë çmimin në të brendshme nëse fitojnë.

Tre vjet më parë, Tyler Joseph dhe Josh Dun nga “Tëenty One Pilots” kishin pranuar gjithashtu çmimin Grammy në të brendshme. Dhe Cabello bëri shaka se edhe ajo dhe Shëan do ta bëjnë të njëjtën gjë nëse do të fitonin Grammy.

“Nëse Shaën dhe unë fitojmë Grammy, ne do të ecim në skenë me të brendshme, ashtu si bëri “Tënty One Pilots”. Ky është një premtim. Unë duhet të bëjë palestër para se të bëjë një gjë të tillë,” tha Cabello.

Grammys i vitit 2020 do të zhvillohet në Los Angeles ‘Staples Center në 26 janar.


Shtuar 24.01.2020 15:37