Në 24 orë, Shqipëria humbi dy jetë për shkak të infektimit me koronavirusin e ri, COVID-19.
Një ndër viktimat është edhe personi që mund t’a shihni bashkëngjitur lajmit.
Ai është vetëm 43-vjeç dhe problemi i vetëm shëndetësor që kishte ishte mbipesha. Pra “miti” se COVID-19 vret vetëm të moshuarit është e gabuar.
Ai ishte kthyer nga Italia në 9 mars dhe më pas u shtrua në spitalin e Traumës, pas shfaqjes së shenjave të para.
43-vjeçari u shtrua bashkë me të atin e tij, ndërsa nëna e tij ndodhet ende në Itali. /albeu.com/