E dashura e “Sarpit” në hall, fansat e aktorit nuk e lënë të qetë (FOTO LAJM)

Çagatay Ulusoy është një nga aktorët më të pëlqyer nga publiku e sidomos nga vajzat, të cilat mbetën zemërthyera kur u zbulua se ai është në një lidhje. Ulusoy është prej kohësh në një marrëdhënie me aktoren Duygu Sarisin.

Kjo e fundit njihet nga roli i “Burxhus” në serialin “Vrasje të vogla”. Lidhja e Ulusoy dhe Sarisin ka qenë me ndarje e bashkime, por çifti gjithmonë janë kthyer në krahët e njëri tjetrit. Edhe në këtë periudhë pandemie ata janë karantinuar bashkë dhe po jetojnë në një shtëpi në fshat. Nga atje e dashura e aktorit ka publikuar një foto të saj, pa makeup dhe e veshur me kostum sportive dhe syze. Kjo pamje e Sarisin nuk u ka pëlqyer aspak fansave.

Të lidhura

None found

Aktorja 32-vjeçare ka marrë komente të shumta negative nga fansat e të dashurit të saj. Sarisin ka zgjedhur të mos u përgjigjet komenteve. Aktorja ka patur reagime negative që kur u zbulua lidhja e saj me Ulusoy.

Siç duket fansat e aktorit nuk mund ta shohin dot atë me një vajzë përkrah. Kujtojmë që vetë Ulusoy ka preferuar këtë lidhje ta mbajë sa më larg syrit të publikut.


Shtuar më 18.04.2020 14:51