E akuzon për Photoshop në foton me bikini, Luana i kthehet si rrallëherë ndjekëses (FOTO LAJM)

Një ndër vajzat shqiptare më të suksesshme, por në të njëjtën kohë edhe më të sulmuar është Luana Vjollca.

Moderatorja ka publikuar një foto me rroba banjo në plazh, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa të shumtë janë ata që e akuzojnë për fotoshop.

Detajet që kanë tërhequr vëmendjen e fansave janë gota që është gati për të rënë dhe është e tejzgjatur, si edhe dërrasa e cila ka marrë formën e të pasmeve të Luanës.

Sakaq, një komentuese shkruan se edhe perdet janë deformuar nga fotoshopi, koment ky që i ka rënë në sy edhe moderatores e cila shkruan:

“Po perdja nga ana tjetër pse ka ik mi zemër? Ndoshta era apo jo jo photoshopiii pupupu ca bën dhe kjo la nam.”


Shtuar 27.08.2020 06:20