Pak ditë më parë Robert Berisha postoi në rrjetet socialie një status racist ndaj popullit kinez, ku lindi edhe koronavirusi.
“Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!”
Por si duket, koronavirusi ka prekur Robertin i cili është futur në karantinë.
Këngëtari Robert Berisha dhe menaxheri i këngëtares Tayna, Rinor Hykolli janë karantinuar nga qeveria e Kosovës, menjëherë sapo janë kthyer nga Amerika.
Pasi zhvilluan koncertet në Amerikë, të dy u kthyen për në Kosovë nga Stambolli.
Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Adem Jashari”, ata janë vendosur në konviktet e Prishtinës, godinë e cila po shërben si karantinë.
Por Robert Berisha nuk është fare i kënaqur me kushtet në të cilat po jeton duke u ankuar se nuk do të marrë koronavirusin por ndonjë virus tjetër nga mungesa e higjenës.
Ai ka publikuar edhe një foto të një lavamani, i cili është i mbushur me myk e me ndryshk.