Dojna Mema me tone të ashpra rreth virgjërisë: Cipa nuk tregon sa e p*rdalë je! (FOTO LAJM)

Moderatorja Dojna Mema gjithmonë ka qenë në mrojtje të vajzave dhe madje ka dhënë shpesh herë mesazhe sensiblizuese për të ecur para e mos dëgjuar llafet e botës/

Së fundmi, nëpërmjet statuseve në Instastory, Mema i është përgjigjur edhe njërës prej ndjekesve, e cila e ka pyetur nëse është normale të jesh e virgjër në moshën 19-vjeçare.

“A është normale të jesh e virgjër 19 vjeç?”– shkruan ndjekësja.

“Një herë e mire….Një cipë nuk përcakton sa vajzë e mirë, e përdalë apo e prapambetur je. Nuk tregon asgjë për ty, por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje apo ta bën si pyetje!”– shkruan moderatorja, me ton revoltues duke lënë të kuptohet se mund të jetë pyetur shumë herë për këtë gjë.


Shtuar 1.07.2020 20:59