Me djegien e mandatëve nga ana e opozitës, në Kuvendin e Shqipërisë u futën kandidatë pa lidhje me politikën dhe jetën publike.
Disa prej tyre bien në sy për veshjen, disa për fjalimet plot gabime e gafa të pafalshme, dhe disa prej tyre për modelin e flokëve.
Ditën e sotme në Kuvend, ka rënë në sy kryetari i Partisë Bashkimi popullor i Pensionistëve të Shqipërisë dhe deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Selami Janishehri.
Janishehri u shfaq me një “look” të ri, me flokët në formë kapelon dhe baluket me vijë në mes.
Kujtojmë se deputeti edhe më herët ka rënë në sy për pamjen e tij. Në një periudhë kohe ai shfaqej një herë me flokë të zinj, biond apo edhe me flokë të thinjura.
Selami Janishehri është një ndër deputetët më të vjetër në moshë në Parlamentin shqiptar.
