Teksa numri i të prekurve në vend po shtohet me shpejtësi, aktorja e njohur Dalinda Disha përmes një “Instastory” ka shprehur mendimin e saj përsa i përket rritjes së numrit të të infektuarëve me koronavirsur.
Disha shprehet se e gjitha kjo është një gënjeshtër e madhe dhe po bëhet vetëm për të përhapur panik dhe për të bërë vaksinën.
“COVID-19 është një mashtrim i madh për të hapur panik në popullsi për të bërë vaksinën. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë për t’i thënë jo. Një gënjeshtër që po i shkatërron njerëzit psikologjikisht dhe ekonomikisht”, ka shkruar Dalinda.
