Dalin pamjet brenda QKUK ku trajtohen të infektuarit me koronavirus (FOTO LAJM)

Kosovë ka regjistruar 799 persona të infektuar që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, 249 prej të cilëve janë shëruar kurse 24 kanë ndërruar jetë.

Për momentin në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të hospitalizuar 33 persona me COVID-19, ndërsa që nga paraqitja e rasteve të para me virus në Klinikën Infektive janë hospitalizuar gjithsej 130 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë dhe institucionet tjera shëndetësorë në vazhdimësi janë duke bërë apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi vetëm kështu mund të parandalojnë përhapjen e virusit.

Ndërsa që nga 15 prilli, në vendin tonë kanë hyrë në fuqi masat e reja për qarkullim, ky qytetarëve iu lejohet të lëvizin vetëm 90 minuta brenda 24-orëve, dhe orari i lëvizjes përcaktohet në bazë të letërnjoftimit ( numrit të parafundit personal).

Megjithatë, këto masa pritet të lehtësohen pas datës 4 maj, kështu ka njoftuar ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, në tri ditët e fundit në Kosovë ka rënie të numrit të personave të infektuar me coronavirus.


Shtuar 30.04.2020 11:42