Çunat e “Threedots” me kostumet e “Game of Thrones”, çfarë po kurdisin (FOTO LAJM)

Treshja e famshme e grupit Threedots me ne krye Flori Mumajesi kanë publikuar disa foto te tyre të portretizuara me logon e serialit të famshëm, Game of Thrones.

I pari që postoi një foto të tillë ishte Klajdi Haruni, i cili në mbishkrim shtoi: “Pra fillojmë” #KlajdiShoë

Të njëjtën gjë e bëri edhe Bruno, por ai e postoi këtë gjë vetëm në Insta story.

E për dallim nga dyshja, ishte Flori Mumajesi ai i cili si gjithmonë bën dicka më ndryshe, shkruan Gazeta Express.

“Dmth ka gjasa me e kqyr prap serailin GOT? Në fakt më ka marrë malli për Aria-n.!”

Duket se me anë të këtyre postimeve treshja po bën me dije se dicka e madhe po vjen nga ky grup, kjo pasi që një gjë të tillë e kanë bërë edhe me projektet e tyre paraprake.

Remixi i këngës Plas ishte kënga e fundit nga grupi Threedot’s që erdhi në bashkëpunim me artistin e ri Andrea.


Shtuar 10.03.2020 13:59