“Çmendet” rrjeti, vajza e Albërie Hadërgjonaj blen 23 mijë euro një çantë (FOTO LAJM)

Anxhelina Hadërgjonaj ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për paraqitjen e saj. Ndonëse prej vitesh e ka lënë në hije muzikën, këngëtarja qëndron pranë fansave të saj duke qenë shumë aktive në rrjete sociale.

Gjithashtu dhe stili i këngëtares nuk është më pak i komentuar.

Me jetën luksoze që bën, Hadërgjonaj nuk kursehet aspak që të shpenzojë shfira marramendëse për pamjen e jashtme.

Vetëm një çantë e saj e markës ‘Hermes’ me lëkurë gladiatori, kap shifrën e 23 mijë e 500 eurove.

Ndërkohë, në po të njëjtën paraqitje që ajo e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, Anxhelina ka shpenzuar 1,350 euro për bluzën, 29,95 euro për pantallonat dhe 995 euro për sandalet, shifra këto që janë bërë të ditura nga faqja What They Wearin.


Shtuar 1.10.2020 09:41