“Çfarë surprize”, Krenari ia bën më të bukur ditën Luanës (FOTO LAJM)

Me siguri të gjithë janë tashmë të njohur me zyrën e Luana Vjollcës pasi moderatorja e “Shiko Kush Luan” kalon një pjesë të mirë të ditës aty nga ku poston edhe në Instagram.

Duke qenë shumë kohë në zyrë, Luana s’ka kohë të shijojë sa duhet një përditshmëri normale në shtëpi, kafe, për shopping apo diçka tjetër.

Megjithatë, njerëzit që e duan mundohet t’i qëndrojnë gjithmonë pranë dhe në mos me praninë fizike, me gjestet e tyre.

Sot, moderatorja ka marrë dhuratën më të bukur në zyrë e cila sigurisht e ka lumturuar shumë.

Asaj i kanë dërguar një buqetë të madhe me trëndafila të kompozuar bukur, ndërsa kjo duket si një buqetë dashurie.

“Çfarë surprize në zyrë”- shkruan Luana, e cila kësaj here nuk e ka treguar dërguesin e dhuratës.

Duke qenë se Luana nuk ka treguar se kush e surpriozi, mendja na shkoi menjëherë tek partneri i saj, Krenari, i cili me siguri duhet të fshihet pas kësaj surprize të bukur.


Shtuar 6.10.2020 17:39