Burrë me fat! Andrra i kushton fjalët e ndjera plot dashuri Sinan Hoxhës (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, Andrra ka publikuar foto nga dita e dasmës, pesë vite më parë, kur ata vendosën të shkonin në altar.

“5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pakursim”, ka shruar ajo.

“Kemi bekimin e zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që sëbashku përqafojmë”.

“Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’me tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti!

Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit, gëzuar dashuri”-, shkruan Andrra në postimin dedikuar bashkëshortit të saj, Sinan Hoxhës.


Shtuar 27.08.2020 18:04