Qarku i Vlorës konsiderohet si më problematiku për sa i përket numrit të veprave penale për banor përgjatë vitit 2019.
Abcneës.al ka siguruar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me veprat penale për vitin e shkuar, në të cilin verëhet një ulje e lehtë nivelit të kriminalitetit përgjatë vitit të shkuar krahasuar me 2018.
Sipas këtij raporti, në vitin 2018 koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë në të gjithë vendin ka qenë mesatarisht 1072 krahasuar me 1094 që ishte në vitin 2018.
Referuar këtij raporti, nëse qarku i Vlorës është më problematiku me një koeficient kriminaliteti 1 160 krime për 100 000 banorë, ai më i qeti duket të jetë Dibra me 577 krime për 100 000 banorë.
Ndërkohë, qarku i dytë më problematik duket të jetë Gjirokastra me 1 384 vepra penale për 100 000 banorë, kurse i treti është Durrësi me 1259 vepra penale për 100 000 banorë.
Pas Dibrës, si qarku më i qetë duket të jetë Kukësi me 761 krime për 100 000 banorë.
Ndërkohë, vepra penale më e përhapur në Shqipëri gjatë vitit të shkuar është vjedhja e pasurisë, që përbën 31 % të të gjithë gamës së veprave, ndërsa është shqetësues fakti se ka një rritje me 40 % të krimeve seksuale si edhe 30 % të rrëmbimeve. /abcnews.al