Zona e Bejrutit ku ndodhën dy shpërthime pasditën e sotme ngjan me një zonë lufte.
Porti është kthyer në gërmadhë nga shpërthimi i fuqishëm që ngriti në qiell një kërputhë gjigante tymi.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkatërruar gjitha hotelet në zonë si edhe automjetet që kanë qenë në lëvizje.
“Ishte si një shpërthim bërthamor,” tha Walid Abdo, një mësues 43-vjeçar i shkollës në lagjen Gemayzeh afër Bejrutit.
“Ky vend është i mallkuar,” tha një djalosh i ri.
Shpërthimi erdhi në një kohë kur ekonomia e Libanit po përballet me kolaps, e goditur si nga një krizë financiare e brendshme ashtu edhe nga kufizimet e koronavirusit.