Baba për herë të dytë? Foto e bashkëshortes së “Osman” ngjall dyshimet (FOTO LAJM)

Aktori turk Burak Ozçivit të cilin e shohim në TV Klan në serialin e suksesshëm “Osmani”, në jetën reale ka një familje shumë të bukur dhe është baba i një djali 1 vjeç me emrin Karan.

Ai është i martuar me Fahriye Evcen, një nga aktoret më të pëlqyera për publikun e cila numëron mbi 10 milion ndjekës në Instagram. Pikërisht në këtë rrjet sociale Fahriye është treguar shumë aktive kohët e fundit dhe në një prej fotove të saj më të reja, fansat kanë vënë re një detaj.

Aktorja shfaqet duke pozuar në natyrë dhe dorën e mban tek barku. Menjëherë kanë nisur komentet që e pyesin nëse ajo është shtatzënë. “Do e bësh me motër ose vëlla Karanin?”, ishin komentet e fansave të cilëve, Fahriye zgjodhi të mos i përgjigjej.

Mbetet ende e paqartë nëse me këtë foto aktorja donte të përcillte lajmin e ëmbël apo ishte thjesht rastësi./WHO


Shtuar 25.05.2020 12:39