Pak ditë më parë një foto e Arbana Osmanit në plazh u sulmua jo pak nga ndjekësit të cilët e akuzonin moderatoren se ka thyer ligjin dhe rregullat e karantinës.
Në një video live në Instagram, moderatorja Musta, duke folur për rregullat që duhen zbatuar për të mbajtur larg pandeminë, ka përmendur dhe një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të saj. Disa nga personazhet e shoëbiz-it shqiptar kanë zgjedhur që fundjavave të relaksohen në vilat e tyre apo shtëpitë buzë detit. Kjo gjë Aulona Mustës i duket skandaloze.
Lidhur me këtë deklaratë të gazetares ka reaguar tërthorazi edhe Arbana, e cila ka gjetur mundësinë të shfrytëzojë komentin e Xhemit.
Moderatorja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me një fund të shkurtër dhe në të Xhemi i shkruan: “Ti qofsh që shkon në punë me shalë jashtë”.
Ndërkohë këtij komenti Arbana i është përgjigjur me një kunjë për Aulonën.
“Apapapap sa xheloze të ka bërë karantina edhe ty si disa”, shkruan Arbana.
Kujtojmë se pak ditë më parë Arbana u komentua gjatë për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës. Moderatorja publikoi në Instagram një foto ku shfaqej në detin e Durrësit dhe u justifikua me faktin që aty ka shtëpinë.
Megjithatë, ky gjest i saj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi është kundër rregullave të vendosur për shkak të situatës.