Berat Gjimshiti feston sot datëlindjen e 27-të. Mbrojtësi i Kombëtares është një ndër më të rëndësishmit në repartin e prapavijës së Atalantës, ndaj edhe klubi italian nuk mund të harronte një urim për futbollistin.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, Atalanta e uroi në gjuhën shqipe, ndërsa shpreson që Gjimshiti ta festojë sa më mirë këtë ditë të shënuar.
Të lidhura
None found
Kjo lidhet edhe me faktin se Atalanta sot në mbrëmje luan ndeshjen e parë në 1/8-at e Ligës së Kampionëve teksa pret Valencian.
Ndaj, klubi kërkon një dhuratë nga Gjimshiti, ndërsa një sukses do ia bënte edhe më speciale festën mbrojtësit shqiptar.
