Categories: Uncategorized

Armina Mevlani nuk pret më gjatë, ja kur do të martohet me Shkëlzen Berishën (FOTO LAJM)

Armina Mevlani kishte menduar që 2020-ta të ishte viti i kurorëzimit të dashurisë së saj me Shkëlzen Berishën, por pandemia i anuloi çdo plan.

Para disa muajsh gjatë një komunikimi virtual me ndjekësit ajo u shpreh se e mori këtë vendim, që dasma e saj të mos bëhej shkak për infektimin e njerëzve të tjerë.

Të lidhura

None found

“E shtyve dasmën për shkak të Covid-it?”, e pyeti një ndjekës blogeren, të cilit ajo ju përgjigj:

“Po, sepse mendoj se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime. Shumë dasma janë shkaku i infektimit të njerëzve. Kujdesuni!”

Ndërkohë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, Armina është shprehur e vendsour se çfarëdo gjëje që të ndodhë nuk do e vonojë më dasmën dhe se do të martohet vitin tjetër. Ajo ka treguar se ka thuajse gjithçka gati, sepse për fustanin e nusërisë do të bashkëpunojë me dizanjer të huaj, që do stilojnë diçka posaçërisht për të.

“Nuk kisha lënë diçka konkrete, thjesht më pëlqente 2020-ta në vjeshtë si datë për martesën. Kur filloi në shkurt pandemia isha në diskutime nëse do ta bënim apo jo dasmën këtë verë.

Dhe në momentin kur filloi kjo situatë i lashë gjërat përgjysmë, sepse mendova kur kam pritur në bashkjetesë gjithë këto vite, çfarë do ndryshojnë mes meje dhe Shkëlzenit disa muaj më shumë apo 1 vit. Mendova që më mirë të bëhet në një moment kur të gjithë të ndihen të sigurt.

Ndoshta dhe vitin tjetër nuk do zhvillohen gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë. Ndoshta do bëja diçka më intime. Edhe nëse nuk bëhet me shumë njerëz, vitin tjetër patjetër do bëjmë diçka më të vogël, sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara”, tha Armina.

Ajo shtoi se ka dashur gjithmonë të ndjekë një rend në jetën e saj, të bëj në fillim fejesën, martesën e më pas një fëmijë.

Siç duket Armina i ka mëse të qarta idetë në kokën e saj dhe sipas parashikimeve mundet që në një të ardhme të afërt të bëhet edhe nënë për herë të parë. Kujtojmë se ajo dhe Shkëlzen Berisha kanë më shumë se 5 vite bashkë dhe në tetor të vitit 2018-të celebruan dashurinë e tyre me fejesë në një ceremoni private. /iconstyle

të fundit

SHBA mposht edhe Bosnjën dhe Hercegovinën, siguron kalimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës

SHBA ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës pasi mposhti Bosnja dhe Hercegovinen me rezultat 2:0…

46 minutes ago

Willy Sagnol lavdëron Michael Olisen: E ka vendin te Topi i Artë, madje mbi Messin dhe Ronaldon

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Francës, Willy Sagnol, ka bërë një deklaratë të fortë për talentin e…

2 hours ago

Alaba: Austria ka besim se mund të surprizojë Spanjën në Kupën e Botës

Kapiteni i Austrisë, David Alaba, ka deklaruar se skuadra e tij mund të shkaktojë befasi ndaj Spanjës në raundin e…

2 hours ago

Tuchel hyn në historinë e Anglisë me një fillim të shkëlqyer si përzgjedhës

Thomas Tuchel po vazhdon të lërë gjurmë të forta në krye të Kombëtares së Anglisë, duke regjistruar një start mbresëlënës…

3 hours ago

SHBA-Bosnje e Hercegovinë në Kaliforni, publikohen formacionet zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje e Hercegovina do të përballen sonte në kuadër të 1/16 së finales së…

4 hours ago

VIDEO/ Belgjika përmbys Senegalin në minutën e 125-të dhe siguron biletën për në 1/8 e finales

Përfaqësuesja e Belgjikës është kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3:2 pas…

4 hours ago