sport

VIDEO/ Belgjika përmbys Senegalin në minutën e 125-të dhe siguron biletën për në 1/8 e finales

Belgjika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi triumfoi 3:2 ndaj Senegalit pas vazhdimeve në një përballje dramatike të luajtur në Seattle.

Skuadra belge realizoi një rikthim të jashtëzakonshëm, edhe pse deri në minutën e 86-të gjendej dy gola në disavantazh.

Të lidhura

None found

Njeriu vendimtar për “Djajtë e Kuq” ishte Youri Tielemans, që shënoi dy herë, mes tyre edhe golin e fitores nga penalltia në minutën e 125-të. Golin tjetër për Belgjikën e realizoi Romelu Lukaku, ndërsa për Senegalin në listën e golashënuesve u regjistruan Habib Diarra dhe Ismaila Sarr.

Senegali e nisi ndeshjen më mirë dhe krijoi mundësitë e para të rrezikshme. Belgët provuan për herë të parë në minutën e nëntë me Leandro Trossard, por pak çaste më pas Ismaila Sarr goditi shtyllën, duke përfituar edhe nga një reagim jo bindës i Thibaut Courtois.

Epërsia për përfaqësuesen afrikane erdhi në minutën e 25-të. Sadio Mane shërbeu për Sarr, tentativa e të cilit u ndal sërish nga shtylla, por Habib Diarra u gjend në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë dhe për ta kaluar Senegalin në avantazh.

Deri në mbyllje të pjesës së parë, Senegali mbeti skuadra më kërcënuese, ndërsa Yehvann Diouf ndali përpjekjet e Belgjikës, me ekipet që u drejtuan drejt pushimit në shifrat 1:0.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i pafavorshëm për Belgjikën. Në minutën e 51-të, Moussa Niakhaté dhuroi një pasim të shkëlqyer pas mbrojtjes belge dhe Ismaila Sarr e shfrytëzoi për të çuar rezultatin në 2:0.

Pas kësaj, trajneri i Belgjikës ndërhyri me zëvendësime, duke i nxjerrë nga loja Kevin De Bruyne dhe Jeremy Doku, ndërsa tensioni te belgët sa vinte dhe shtohej.

Kur dukej se Senegali po shkonte i qetë drejt kualifikimit, Belgjika reagoi fuqishëm. Në minutën e 86-të, Romelu Lukaku ngushtoi diferencën në 2:1 pas asistimit të Thomas Meunier, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Youri Tielemans riktheu ekuilibrin me një goditje me kokë pas një daljeje të gabuar të portierit senegalez.

Në kohën shtesë, të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të vendosur takimin. Senegali iu afrua golit me Mbaye, ndërsa te Belgjika, Dodi Lukebakio goditi shtyllën në minutën e 118-të.

Në momentin kur gjithçka të çonte te penalltitë, u shënua episodi vendimtar i ndeshjes. Pas ndërhyrjes së VAR-it në minutën e 119-të, Belgjikës iu dha një penallti për një faull ndaj Tielemans.

Mesfushori belg mori përsipër ekzekutimin dhe shënoi nga pika e bardhë në minutën e 125-të, duke vulosur suksesin 3:2 dhe duke i siguruar Belgjikës një vend mes 16 përfaqësueseve më të mira të Kupës së Botës.

120+5′ GOLI ME PENALLTI I TILEMANS: VIDEO 

118′ PENALLTIA E FITUAR NGA TILEMANS: VIDEO 

89′ GOLI I TILEMANS: VIDEO 

85′ GOLI I LUKAKUT: VIDEO 

51′ GOLI I SARR: VIDEO  

25′ GOLI I DIARRA: VIDEO 

 

të fundit

Cunha i siguron Manchester Unitedit barazimin në fund ndaj Fulhamit

Manchester United ka barazuar 1-1 me Fulhamin në kuadër të javës së pestë të Premierligës, në një ndeshje ku skuadra…

2 minutes ago

LSDM ngre dyshime për kontratën 13.2 milionë euro të EVN-së dhe lidhjet e rrjetit energjetik të Mickoskit

Nga LSDM sot kanë akuzuar qeverinë për një marrëveshje të re për matës të energjisë elektrike në vlerë rreth 13.2…

5 minutes ago

Protesta qytetare në ditën e 113-të, nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej” dhe kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Sot shënohet dita e113-të e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më pas…

5 minutes ago

Regional elections in Germany: CDU suffers setback while AfD leads in the east

Rezultate të vështira për partinë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në dy zgjedhje rajonale në Gjermani. [...] Read More... The…

21 minutes ago

Ukraine uses “Pelican” missile in Russia for the first time, Zelensky: We struck oil industry facilities

Ukraina ka përdorur për herë të parë raketën balistike të re “Pelican” (FP-7), gjatë një sulmi të gjerë gjatë natës…

22 minutes ago

Former KLA member Blerim Hashani dies

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Hashani.…

23 minutes ago