Prej më shumë se 3 ditësh në Kakavijë ndodhen me mijëra shqiptarë të bllokuar në kufi në përpjekje për të kaluar drejt Greqisë.
Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në këtë zonë duke i marrë jetën një djali të mitur.
Ambulanca e cila pretendohej t’i vinti në ndihmë një gruaje në gjendje jo të mirë shëndetësore, përplasi për vdekje 10 vjeçarin, Samuel Ndoj.
Kjo gjendje kritike në Kakavijë ka marrë vëmëndje të gjerë edhe në mediat greke.
“Protothema” shkruan “se vogëlushi i pafat priste pre 24 orësh për të hyrë në Greqi bashkë me familjen e tij, ndërsa u përplas nga autoambulanca teksa kjo e fundit po dërgonte një të sëmurë në spital”.
“Zougla” shkruan se radha ka shkuar 25 kilometra dhe qytetarët grekë dhe shqiptarë nuk po lejohen të futen në Greqi. /albeu.com/