Alvin Berisha shijon pushimet e para, nuk do e besoni se me kë po i kalon (FOTO LAJM)

Vogëlushi Alvin Berisha po bën pushimet e para, pas 5 viteve në kampin sirian. Ai ka ardhur në Shqipëri dhe përmes postimeve të tij në Instagram shihet se Alvin ka vendosur të pushojë në plazhit e Qerretit në Kavajë.

Alvin shoqërohet nga familja, por edhe nga gazetari Taulant Kopliku, i cili dha një kontribut të rëndësishëm për shpëtimin e vogëlushit nga kampi “Al Hol” në Siri. Kopliku ka publikuar së fundmi një foto të tij me Alvin Berishën, ku shihen në plazhin e Qerretit.

Tashmë duket se Alvin është përshtatur mjaft mirë me jetën e re, duke lënë pas një të shkuar jo pak të vështirë.


Shtuar 5.07.2020 16:03