Alban Ramosaj feston ditëlindjen, Beatrix i dedikon fjalët më të ndjera (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Alban Ramosaj feston sot ditëlindjen e tij.

Midis shumë urimesh nga miqtë më të mirë të artistit, nuk kanë munguar fjalët më të ndjera nga motra e tij Beatrix.

“Gëzuar ditëlindjen vëllait tim të vogël. Më vjen keq që nuk po e festojmë bashkë, por vazhdo ndiq ëndrrat e tua. Të dua dhe më mungon”, ka shkruar Beatrix krah postimit më të fundit, në të cilin shfaqen një sërë fotosh të Albanit.

Kujtojmë se ai ka qenë i përfshirë edhe në muzikë muajt e fundit, pasi disa javë më parë solli këngën ‘Unity’, e cila u prit mirë nga ndjekësit e tij.


Shtuar 7.03.2020 10:43