Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Tiranës pak minuta më parë.
Një i ri i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur pak minuta më parë nga një automjet, ndërkohë që nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.
Aksidenti ka ndodhur pranë rrethrrotullimit tek ish-Shqiponja ku mësohet se i riu është përplasur nga një makinë teksa po kalonte në vijat e bardha.
I emri i të cilit ende nuk dihet është është rreth të 20-ave dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit me autoambulancë, ndërsa gjendja shëndetësore e tij ende nuk është e ditur.
