30 vite më i ri, nëna e Neymar në lidhje me 22 vjeçarin (FOTO LAJM)

Mamaja e yllit brazilian të futbollit Neymar, është bërë protagoniste në mediat rozë, pasi ka prezantuar të dashurin e saj të ri, që është plot 30 vite më i vogël se ajo.

Nadine Goncalves, 52-vjeçare, ka zbuluar se është e lidhur me një djalë 22-vjeçar, plot 6 vite më i vogël se Neymar, i cili për më tepër është edhe fans i yllit të Paris Saint Germain.

“E pashpjegueshmja nuk mund të shpjegohet, thjesht jetohet”, shkroi Nadine në Instagram, teksa sqaronte se ishte në lidhje me 22-vjeçarin Tiago Ramos dhe kishte postuar edhe një foto duke puthur atë.


Shtuar 12.04.2020 17:49